Lidhje

Qëndresa ndaj antibiotikëve shkak për shtimin e infeksioneve. Mbajtja e një ditari ushqimor ndihmon për rënien nga pesha


Qëndresa ndaj antibiotikëve shkak për shtimin e infeksioneve

Rastet e infeksioneve në lëkurë tek fëmijët thuajse janë dyfishuar gjatë viteve të fundit. Sipas një studimi qeveritar, në vitin 2000, ky lloj infeksioni renditej i 17 në listën e shkaktarëve për shtrimin në spital të fëmijëve, por në vitin 2006, infeksionet në lëkurë u renditën si shkaku i tetë.

Sipas studimit, vetëm në vitin 2006, në spitale u shtruan me infeksione 67 mijë fëmijë amerikanë. 50 përqind e tyre ishin fëmijë të moshën nën 4 vjeç. Numri i rasteve të infeksioneve u shtua edhe mes fëmijëve të moshave më të rritur nga 4900 raste në vitin 2 mijë, në mbi 10 mijë raste të tilla në vitin 2006.

Ekspertët mendojnë se një nga arsyet e kësaj prirjeje është shtimi i rasteve të qëndresës së organizmit ndaj antibiotikëve. Kjo qëndresë krijohet nga përdorimi i tepruar e i panevojshëm ose i parregullt i antibiotikëve, për shembull për të trajtuar një infeksion veshi ose bronkit, sëmundje që shpesh shkaktohen nga viruse e jo nga baktere. Megjithatë, shumë fëmijët vazhdojnë të trajtohen suksesshëm me antibiotikë më të fortë.


Mbajtja e një ditari ushqimor ndihmon për rënien nga pesha


A mundet një copë letër të ndihmojë për të rënë nga pesha? Përgjigja është po; nëse në letër njeriu shënon me shkrim ushqimet që ha gjatë ditës. Sipas një studimi, personat që mbajtën një ditar të rregullt ushqimor gjatë dietës ranë nga pesha dy herë më shumë sesa personat e tjerë që ndoqën të njëjtën dietë.

Studimi ku u përfshinë 1700 persona që ndiqnin dietë tregoi se ata që mbajtën rregullisht shënime se çfarë kishin ngrënë ranë nga pesha dy herë më shumë sesa të tjerët në grup që nuk mbajtën shënime. Dhe sa më të hollësishme ishin shënimet aq më e madhe ishte rënia nga pesha.

Shkencëtarët thonë se në raste të tilla, kujtesa nuk ndihmon dhe shpesh njerëzit janë të prirur të mos e vlerëzojnë sasinë e ushqimit që hanë, prandaj shënimi në një cope letër a bllok të ushqimeve që përdor shërben si një ballafaqim i tij me realitetin. Kjo gjithashtu ndihmon për të përcaktuar se cilat janë ushqimet që personi tundohet më shumë.

XS
SM
MD
LG