Lidhje

Koreano-jugorët protestojnë para vizitës së Presidentit Bush


Dhjetra mijëra koreano-jugorë demonstruan para mbërritjes së presidentit Xhorxh Bush atje.

Policia e Koresë së Jugut përdori të martën shkopinjtë e gomës për të shpërndarë disa prej protestuesve. Shumë prej demonstruesve hidhnin parulla kundër presidentit Bush si dhe kundër importimit të mishit të gjedhit nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa të tjerë protestonin kundër qeverisë së vendit dhe politikës së globalizimit.

Policia arrestoi 12 aktivistë. Por protesta e së martës ishte shumë më e qetë se sa demonstratat e muajit të kaluar, për shkak të të cilave zoti Bush u detyrua ta shtyjë vizitën në Seul.

Më parë, mijëra korenaojugorë zhvilluan një demonstratë në mbështetje të presidentit Bush, duke i uruar atij mirëseardhjen.

Nesër Presidenti Bush është në plan të diskutojnë për çështjen e tregtisë dhe programit bërthamor të Koresë së Veriut me Presidentin Lee Myung bak. Pastaj Presidenti do të shkojë në Tajlandë dhe në Kinë. //kk//

XS
SM
MD
LG