Lidhje

Dy serbë akuzohen për vrasjen e qindra myslimanëve boshnjakë


Kryeprokurori i posaçëm i Serbisë për krimet e luftës ka akuzuar dy serbë për vrasjet në vitin 1992 të rreth 700 myslimanëve në pjesën lindore të Bosnje-Hercegovinës.

Në një deklaratë të prokurorit thuhet se Branko Grujiç dhe Branko Popoviç morën pjesë në burgosjen, trajtimin çnjerëzor dhe vrasjen e civilëve në fillimet e konfliktit boshnjak.

Të dy personat identifikohen të kenë qenë zyrtarë të lartë të administratës serbe në Zvornik, një qytet në kufirin serbo-boshnjak.

Prokurorët thanë se trupat e 270 viktimave u zbuluan në varre masive.

Autoritetet serbe kishin arrestuar më parë dy persona në lidhje me një rast tjetët të krimeve të luftës. //kk//

XS
SM
MD
LG