Lidhje

Çmimi i naftës vazhdon rënien


Çmimi naftës bruto ka rënë tani 20%, nga çmimi rekord që u shënua në datën 11 korrik.

Çmimi për një fuçi nafte ra në 117 dollarë, e 50 cent sot në bursën e New Yorkut.

Çmimi ra në një kohë kur njoftimet e reja tregonin rritjen e aksioneve për naftën bruto në SHBA, dhe të dhënat e tjera treguan se çmimet e larta rekord të naftës, kishin kufizuar kërkesën për gaz dhe produkte të tjera.

Përpara rënies së fundit të çmimit, kostoja e naftës ishte dyfishuar brenda një viti.

XS
SM
MD
LG