Lidhje

Varroset me nderime shkrimtari Solzhenitsin


Laureati rus i çmimit Nobel, Aleksandër Solzhenitsin, autori dizident, shkrimet e të cilit ekspozuan tmerrin e punës skllavëruese të periudhës sovjetike, u varros në një varresë historike të Moskës.

Solzhenitsin, i cili vdiq të djelën në moshën 89 vjeçare, u varros pranë manastirit Donskoi të shekullit të 16-të pranë figurave të famshme të kulturës ruse.

Presidenti rus Dmitri Medvedev u bashkua me qindra njerëz dhe një prift ortodoks në ceremoninë që i ngjante një funerali shtetëror, ku përfshihej banda ushtarake dhe roje nderi.

Rusët sfiduan dje rreshjet e shiut për të bërë homazhe pranë arkivolit të zotit Solzhenitsin në Akademinë e Shkencave. Kryeministri Vladimir Putin ndaloi të fliste me të venë dhe djemtë e zotit Solzhenitsin.


XS
SM
MD
LG