Lidhje

Filmi Kalorësi i Errët pritet mirë nga publiku


Për një farë kohe adhuruesit e filmave kanë pritur një seri të re të filmit Batman. Tani ai moment ka ardhur. Por mos prisni një film tipik me një superhero i cili i gjen zgjidhje çdo problemi. Filmi më i ri Batman me titullin “Kalorësi i Errët”, ku rolin kryesor e luan Christofer Nolan është një lloj melodrame e cila pasqyron kushtet e njerëzve.

Batman lëviz shpejtë dhe pa ndonjë pengesë. Nuk ka asnjëherë ndonjë mëdyshje. Ai lëviz aq me lehtësi sa duket vështirë të besosh se nën atë kostum është një qënie njerëzore. Por Batman është një qënie njerëzore.

Në serinë e re “Kalorësi i Errët”, nuk ka ndonjë moment ku Batman e arrin kulmin e aksionit. Por përleshjet e tij të vazhdueshme kundër Xhokerit, një vrasës psikopat, e bëjnë atë një përson hakmarrës dhe të zemëruar. Batman bën gabime dhe si pasojë ai ndeshet me pasoja tragjike.

Lufta ndërmjet Batmanit dhe Xhokerit është shumë e fortë. Të dy ata duken se janë të pamposhtur. Në filmat e aksionit zakonisht heroi i mirë ngadhnjen ndaj të ligut. Por në këtë film kjo nuk është e qartë. Batman dhe Xhoker janë zënë në një luftë të pafund.

Christian Bale luan rolin e Betmenit. Heath Ledger, aktori i cili u nda nga jeta para disa muajsh, luan rolin e Xhokerit. Të dy aktorët i lujanë të dy këto karaktere në një mënyrë të përsosur. Por shkëlqimi i aktorit Heath Ledger është arritja më e madhe e këtij filmi. Ai e bën personazhin e Xhokerit një karakter të tmerrshëm dhe të frikshëm. Ky shkëlqim i tij në këtë rol, i denjë për çmimin Oscar, është edhe roli i tij i fundit para se të vdiste dhe kjo është edhe një arsye pse njerëzit dëshirojnë ta shohin këtë film.

“Mendoj se Heath Ledger bëri një punë të shkëlqyeshme në këtë film. Prandaj dua ta shoh filmin", thotë një grua.

“ Dua ta shoh filmin e fundit të tij. Mendoj se ai luajti shkëlqyeshëm në këtë film. Të gjithë e thonë këtë pra dua ta shoh vetë", thotë një tjetër shikues.

A është ky film i përshtatshëm për moshat e reja? Këtë duhet ta vendosin vetë prindërit, por të rriturit mund të presin momente të këndshme nga ky film. Në film luajnë edhe yje të tjerë si Aaron Eackhart në rolin e Harvey Dent, prokurorit të pakorruptueshëm të qytetit Gotham, Michael Caine në rolin e shërbëtorit të Bruce Wayne. Aktori Gary Oldman luan rolin e James Gordonit ndërsa Morgan Freeman luan rolin e teknikut të Bruce Wayne-it. Ndërkaq Maggie Gyllenhall luan rolin e Rachel Dawes. Ajo pëlqehet si nga Batman ashtu edhe nga Harvey Dent. Ajo thotë se e kishte pëlqyer këtë rol tej mase.

"Mendoj se për shembull në këtë skenë, unë anoja më tepër drejtë Harvit. Dhe më pas e xhironim skenën dhe mendoja o, po Brusi."

Sa i përket Bryce Waynt, miliarderit të pashëm të qytetit Gotham, aktori Christian Bale thotë se është në dilemë ndërmjet femrës që dashuron dhe jetës që ka zgjedhur të jetojë.

"Duhet të luftosh ndërmjet asaj që është në interes të Bruce Wayne dhe asaj që është detyrë e Batmanit." Efektet kinematografike të përdorura në filmin “ Kalorësi i Errët”, ia shtojnë edhe më tepër intensitetin atij. Efektet speciale mund të shihen veçanarisht në versionin e kinemave me ekran gjigand IMAX. //rd//

XS
SM
MD
LG