Lidhje

Karaxhiçi kërkon të lirohet nga akuzat për genocid


Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç ka sfiduar ligjshmërinë e gjykimit të tij në gjykatën e Hagës nën akuzat për gjenocid dhe krime lufte.

Në një letër që i drejtoi gjykatës ai kërkoi që në gjykim të dëshmojnë ish sekretarja e shtetit Madeline Albright dhe ish diplomati amerikan Richard Holbrooke rreth një marrëveshjeje e cila sipas Karaxhiçit do ta mbronte atë nga ndjekja penale.

Në dokumentin që ia dorëzoi gjykatës sot,Karaxhiçi përsëriti edhe një herë siç thotë ai, një marrëveshje imuniteti në vitin 1996 e cila sipas tij do ta lironte nga akuzat për gjenocid. Departamenti i shtetit dhe zoti Holbrooke e mohojnë ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë.

Akuzat kundër Karaxhiçit bazohen në rolin e tij për spastrimin etnik të myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjës gjatë konfliktit në vitet 1990. //mm//

XS
SM
MD
LG