Lidhje

Entuziazëm i madh i tifozëve në Pekin


Entuziazmi i tifozëve të Lojrave Olimpike është i madh në Pekin, ndërkohë që Kina u jep fund përgatitjeve për ceremoninë e hapjes së lojrave nesër.

Mijëra njerëz brohorisnin, ndërsa Pishtari Olimpik kaloi përgjatë Murit të Madh kinez, me ceremoni madhështore.

Kina ka shpenzuar miliarda dollarë duke përgatitur qendra të reja si edhe për masat e sigurisë.

Pishtari Olimpik drejt Kinës, ashtu sikurse edhe zhvillimi atje i Lojërave Olmpike, ka qenë vazhdimisht një burim vlerësimi, por edhe protestash ndaj vendit.

Sot autoritetet kineze ndaluan tre aktivistë kristianë të të drejtave të njeriut, pasi ata protestuan për ditën e dytë në Sheshin Tienanmen në Pekin. Policia është gjithashtu në gjendje gadishmërie për kërcënime më serioze.

Dje, autoritetet kineze deportuan 4 aktivistë të huaj pro-Tibetit, nga që zhvilluan protesta në Pekin. Mbi 40 atletë olimpikë nënshkruan një letër, ku kërkohej që t'i jepet një zgjidhje paqësore gjendjes në Tibet dhe respektimin dhe mbrotjtja e të drejtave bazë të njeriut.

XS
SM
MD
LG