Lidhje

Mali i Zi, urdhër arresti për një ish-komandant të ushtrisë jugosllave


Mali i Zi nxorri një fletë arresti për një ish-komandant të ushtrisë jugosllave që akuzohet se kishte urdhëruar një masakër ndaj disa shqiptarëve që kishin ikur nga Kosova që t'i shpëtonin konfliktit.

Policia tha sot se kishte lëshuar një fletë arresti për Predrag Strugarin, një nga tetë ish-ushtarët jugosllavë që u akuzuan javën e kaluar lidhur me këtë rast. Radioja malazeze tha se avokati i Strugarit ka në plan ta apelojë masën. Sipas njoftimeve Strugari ndodhet aktualisht në Beograd.

Po sot, televizioni malazez njoftoi për dorëzimin e Radomir Djuraskovicit, një tjetër i dyshuar në të njëjtën çështje për krime lufte.


Të martën, policia në Mal të Zi arrestoi të paktën pesë nga të dyshuarit.

Ata përballen me akuza për trajtim çnjerëzor të civilëve në zonën e Rozhajës në lindje të Malit të Zi në prill 1999.//rd//

XS
SM
MD
LG