Lidhje

Presidenti Bush arrin në Kinë për ceremonitë e Lojrave Olimpike


Presidenti Bush arriti në Kinë për të marrë pjesë në ceremonitë e hapjes të Lojrave Olimpike. Avioni i tij arriti në Pekin vetëm pak orë pas kritikave të hapura që i bëri Kinës për gjendjen e të drejtave të njeriut. Në një fjalim në kryeqytetin tajlandez, Bangkok, zoti Bush i kërkoi Kinës të respektojë të drejtat themelore të njeriut. Ai vlerësoi marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike të Amerikës me Pekinin, por theksoi se Shtetet e Bashkuara “e kundërshtojnë me forcë” ndalimin e aktivistëve politikë, fetarë dhe të të drejtave të njeriut në Kinë. Presidenti Bush i kërkoi Kinës që të ketë besim tek populli i vet dhe t’u garantojë më shumë liri, duke shtuar se kjo është e vetmja rrugë që vendi të realizojë të gjithë potencialin që ka. Nga ana e saj, Ministria e Jashteme kineze tha se ishte kundër “fjalëve apo akteve” që ndërhyjnë në çështjet e brendshme të një vendi. Ajo tha se populli i Kinës gëzon liri të shumta. //ii

XS
SM
MD
LG