Lidhje

Muzika zyrtare e Lojrave Olimpike


Në përpjekje për krijimin e një atmosfere sa më festive, Komiteti Olimpik i Kinës organizoi një konkurs për të zgjedhur muzikën e hapjes së lojrave. Mbi 100 muzikantë nga mbarë bota morën pjesë në konkurs dhe fitues u shpall suedezi Robert Wells. Ai thotë se ajo që u pëlqeu organizatorëve nga muzika e tij ishte kombinimi i një melodie të lehtë, me rokun dhe me nuanca kineze.

Robert Wells dhe orkestra e tij Rapsodia e Rokut interpretojnë muzikë klasike, rroku dhe xhezi në mbarë botën. Kompozimet e tij janë përdorur në gjimnastikë, hokej mbi akull dhe patinazh. Megjithatë ai thotë se për muzikën e lojrave olimpike, 22 vizitat që ai kishte bërë në Kinë, e kishin ndihmuar të gjente muzikën e duhur duke bërë një kombinim të kulturës lindore dhe asaj perëndimore.

"Unë punoj shumë në shkollat kineze. Në fakt jam profesor i muzikës në Universitetin Zheisiang të Hangzhout. Është me rëndësi që ta respektosh tjetrin, edhe nëse vjen nga Suedia apo ndonjë vend tjetër i Evropës veriore, duhet ta mbash zemrën të hapur.”

Muzikën për lojrat Robert Wells pak a shumë e kishte në mendje qysh në fillim por ju deshën muaj për ta përfunduar atë të tërën.

”Pesë notat e para përfaqësojnë pesë rrathët e simbolit olimpik. Këtë e bëra shpejt sepse muzikën e kisha në kokë,” tregon Wells.

Gjatë lojrave olimpike kjo muzikë do të luhet mbi 1300 herë dhe Wells thotë se shpreson që sa herë njerëzit ta dëgjojnë atë, të bëhen më të interesuar për sportin.//rd//

XS
SM
MD
LG