Lidhje

Kina siguron Serbinë për mbështetje lidhur me Kosovën


Presidenti serb Boris Tadiç thotë se ai dhe homologu i tij kinez Hu Gjintao theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe lidhjeve dypalëshe mes dy vendeve.

Zoti Tadiç u tha gazetarëve se i kishte thënë zotit Hu se Serbia e konsideron Tibetin një çështje të brendshme të Kinës. Ai tha se zoti Hu e kishte siguruar se Kina i mbështet përpjekjet e Serbisë për të ruajtur sovranitetin mbi Kosovën.

Dy udhëheqësit u takuan për bisedime në kryeqytetin kinez para Lojrave Olimpike që hapen nesër.

Zoti Hu priti sot gjithashtu edhe presidentin malazez Filip Vujanoviç, në kuadrin e takimeve me udhëheqës të huaj që kanë shkuar në Pekin për të marrë pjesë në Lojra. //kk//

XS
SM
MD
LG