Lidhje

Qindra të vrarë në luftimet mes forcave ruse dhe gjeorgjiane në Osetinë Jugore


Njoftohet se qindra civilë janë vranë gjatë luftimeve mes forcave ushtarake ruse e atyre gjeorgjiane në rajonon separatist të Osetisë Jugore.

Një zëdhënës i Ministrisë gjeorgjiane të Punëve të Brendshme tha se bombardimi nga Rusia i kryeqytetit të këtij rajoni, Tskhinvali, i detyruan trupat gjeorgjiane të largoheshin nga disa pjesë të qytetit, të cilat u futën më parë nën kontrollin e forcave gjeorgjiane.

Presidenti gjeorgjian, Mihail Sakashvili tha se dha urdhër për një ofensivë të përgjithshme për të rimarrë kontrollin e kësaj republike separatiste, kur tanket ruse hynë në rajon. Ai e akuzoi Rusinë se është angazhuar në luftë kundër Gjeorgjisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se tanket po mbështesnin paqeruajtësit rusë, që ndodheshin në Osetinë Jugore.

Autoritetet ruse thanë se 10 paqëruajtës rusë u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën gjatë luftimeve. Zyrtarë të Osetisë Jugore thanë se qindra civilë janë vrarë.

Zyrtarët gjeorgjianë kërkuan gjithashtu që Rusia të ndalë sulmet ajrore kundër qyteteve gjeorgjiane, gjë që Rusia e mohoi. Gjeorgjia tha se aeroplanët rusë bombarduan dy baza ajrore në periferi të Tbilisit, duke vrarë 3 veta.//lk

XS
SM
MD
LG