Lidhje

Pekin: Fillon ceremonia e Lojërave Olimpike


Në Pekin filluan zyrtarisht Lojërat Olimpike, me fishekzjarre, që ndriçuan qiellin. Ngjarja po zhvillohet në stadiumin olimpik, që njihet si “Foleja e Zogut”. Ceremonia e hapjes, e cila zgjat 3 orë e gjysme drejtohet nga regjisori i njohur i kalibrit botëror, Zhang Yimou dhe në të po interpretojnë mijëra vetë. Ceremoninë madheshtore dhe tepër të kushtueshme po e ndjekin mbi 80 udhëheqës botërorë dhe 91 mijë shikues në stadium. Në një drekë të organizuar për nder të udhëheqësve botërorë, presidenti Hu Gjintao i cilësoi Olimpiket një mundësi për të gjithë botën, që të ndërtojë, duke u bazuar tek fryma e tyre, “solidaritetin, miqësinë dhe paqen”. Udhëheqësi kinez tha se bota ndeshet me “mundësi të papara zhvillimi dhe sfida të veshtira” dhe se për përballimin e tyre nevojitet mirëkuptimi reciprok dhe bashkëpunimi.//lk

XS
SM
MD
LG