Lidhje

SHBA-Irak: Ende një marrëveshje për afatin e tërheqjes së trupave


Zyrtarët irakianë thanë se Bagdati dhe Washingtoni janë afër arritjes së një marrëveshjeje për afatin e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku deri në tetor të vitit 2010.

Ata thanë se afati i propozuar parasheh që trupat amerikane të largohen nga qytetet irakiane dhe të vendosen në baza deri më 30 qershor të vitit 2009. Ky plan mund të ndryshojë në varësi të kushteve të sigurisë.

Por zyrtarët amerikanë thanë se nuk është rënë dakord për ndonjë datë tërheqjeje. Ata thonë se ka pasur përparim në bisedime rreth kësaj çështjeje por mbeten ende gjëra që duhet diskutuar.

Një zëdhënës i udhëheqësit klerik shiit Moktada Al Sadër tha sot se ai do t’i bënjë thirrje milicisë së tij të çarmatoset nëse ushtria amerikane fillon tërheqjen nga vendi sipas një kalendari të përcaktuar.

Zoti Sadr ka urdhëruar disa armëpushime, të cilat kanë ndikuar në uljen e dhunës gjatë vitit të kaluar. //mm//

XS
SM
MD
LG