Lidhje

Ish senatori Eduards pranon se ka patur lidhje jashtëmartesore


Ish kandidati presidencial demokrat John Edwards pranoi të këtë patur një marrëdhenie jashtë martesore në vitin 2006.

Zoti Edwards është ish senator dhe kandidati për nënpresident në zgjedhjet e vitit 2004.

Në një intervistë dje për rrjetin televizivABC, zoti Edwards pranoi se ka patur një lidhje të shkurtër me një grua. Ai tha se i tregoi shumë shpejtë të shoqes për këtë gabim dhe i kërkoi asaj të falur.

Zoti Edwards hodhi poshtë njoftimet e medias se ai është babai i fëmijës së gruas në fjalë dhe ofroi të bëjë analizat e nevojshme për ta provuar një gjë të tillë.

Ai tha se ka gënjyer disa herë për lidhjen me gruan 42 vjecare pasi nuk donte qe ajo të bëhej publike.

Elizabeth Edwards, që vuan nga një kancer i pashërueshëm tha se e konsideron këtë një cështje private. //IB

XS
SM
MD
LG