Lidhje

Japoni: Përkujtohet 63 vjetori i bombës bërthamore në Nagasaki


Japonia shënoi 63 vjetorin e shpërthimit bërthamor në Nagasaki me një ceremoni solemne sot dhe duke u bërë thirrje vendeve bërthamore të c'armatosen.

Mijera njerëz në Parkun e Paqes të qytetit ulën kokat në një minutë heshtje në orën 11:02 minuta, momenti kur qyteti u godit nga sulmi i dytë bërthamor, i fundit në botë në 9 gusht të vitit 1945.

Kryetari i bashkisë së qytetit i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë të udhëheqin botën për të shkatërruar armët bërthamore.

Shtetet e Bashkuara e bombarduan Nagasakin tre ditë pas qytetit të Hiroshimës. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e menjëhershme të dhjetëra mijëra njerëzve. Mijëra të tjerë vazhduan të vdesin nga rrezatimi radioaktiv. Japonia u dorëzua gjashtë ditë pas bombardimit të Nagasakit duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.//IB

XS
SM
MD
LG