Lidhje

Bizneset ndihmojnë për një mjedis të  pastër ekologjikisht


Shtimi i vëmendjes për një mjedis sa më të pastërt ekologjikisht ka bërë që edhe disa biznese ta shohin këtë fenomen një rast unik për te ndikuar sodapak në mjedisin ku jetojmë. Materiali në vazhdim na çon nga Kalifornia ku studiesit përdorin një mjet fluturues për grumbullimin e të dhenave për ndotjen e ajrit , tek qyteti i zhurmshëm i Nju Jorkut në dyqanin ndoshta të parë në botë që është thuajse i teri miqësor me mjedisin.

Duke i hedhur një veshtrim të rejave në teknologji dhe shtytjeve për një mjedis sa më pastër ekologjik, shkojmë në qytetin e famshëm të Nju Jorkut...me grataçielat e shumta, trafikun e dendur dhe miliona banorë. Manhaten nuk njihet si qytet i gjelbërt, por një biznesmen i vogël në lagjen Greenwich Village...po i ndryshon imazhin një pjese të qytetit qe nuk fle kurrë.

Dyqani i bukës Birdbath Green transporton porositë me biçikletë si pjesë e përpjekjeve për të qene bukëpjeksit e parë në botë miqësor me mjedisin.

“Duke bërë shpenzime me të mëdha në përzgjedhjen e materialeve të ndertimit, tek porositja e burimeve të ndryshme të furnizimit, mund të bësh pak ndryshim.”- thonë pronarët e dyqanit

Mbajtesja e biskotave është bërë nga plastik i ricikluar. Ndersa dyshemeja ishte dikur punishtja e një marangozi. Banaku është një arkë e përdorur më parë për dërgesa dhe muret janë pjesërisht me kashtë.
"Të gjitha gatimet jane me gjalp organik, miell, çokollatë dhe rrush organik. Sherbejmë vetëm kafe organike, që e bëjmë këtu dhe qumështin e marrim nga një fermë lokale.”

Thuajse gjithçka hahet dhe preket në dyqan është miqesore me mjedisin. Te qenit organik nuk është synimi i dyqanit. Njëri thotë se shija e ushqimeve e bejne ate qe të vijë prësëri tek bukëpjekësit e preferuar.

Ky eshte një biznes i vogël në qytetin gjigand, por që shpreson se te qenit miqesor me mjedisin do të sjellë me shume klientë, kryesisht ata qe kane te njejtin shqetësim.

---------------

Nderkohë ne pjesen perendimore te Amerikës, nje aeroplan i vogël po ndihmon në përpjekjet kundër ndotjes. Ne bazën ajrore Eduards ne shkretetirën e Kalifornisë, studiuesit e Insitutit Scripps, por përdorin aeroplanet pa pilotë për vëzhgimin dhe matjen e ndotjeve të ajrit. Ata vezhgojnë me kujdes nivelet e smogut.

Përdorimi i aeroplanëve robotë për mbledhjen e informacionit kursen energji dhe para...ata janë shpenzojnë pak energji dhe kushtojnë më pak sesa aeroplanët me pilotë. Parametrat e regjistruara mund te ndikojnë në uljen e blozës së tymrave.

----------------

Nje yll i ri po ben me shume buje sesa Hollivudi. Kjo është makina e parë e Honsë pa ndotje qe punon me hidrogjen. Vetura e tipit F-C-X Clarity...ne vend te tymrave nxjerr uje ose avull. Sipas kompanisë Honda, vetura e re eshte dy here me efikase sesa makinat hibride dhe tre herë më shumë se sa ato me benzinë.

Tani për tani, numri i këtyre makinave është i kufizuar. Honda planifikon të nxjerrë në perdorim rreth 200 vetura vitin që vjen me shpresen për të nxitur përdorimin e makinave me hidrogjen.

Dhe në fund një kuriozitet. A e dini se 1 ton letër e ricikluar u shpeton jeten 17 pemëve dhe krijon 5 herë më shumë vende pune sesa prodhimi i letrës direkt nga druri. //mm

XS
SM
MD
LG