Lidhje

Presidenti Bush: Sulmet e Rusisë, një përshkallëzim i rrezikshëm i konfliktit


Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se se sulmet e Rusisë me avionë ushtarakë jashte zones se luftes ne Gjeorgji janë një përshkallëzim i rrezikshëm i konfliktit.

Zoti Bush tha se sulme te tilla jane kercenim i paqes ne rajon. Ai i beri thirrje Rusise ti jape fund bombardimeve dhe shtoi se integritetit territorial i Gjeorgjise duhet respektuar.

Presidenti i bëri këto komente për gazetarë në Pekin ku morri pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike.

Nje zedhenes i Shtepise se Bardhe tha se zoti Bush ritheksoi pozicionin amerikan ne bisedimet qe pati sot me presidentin e Gjeorgjise Mikhail Saakashvili dhe presidentin rus Dmitri Medvedev.

Dje presidenti Bush diskutoi per konfliktin me kryeministrin rus Vladimir Putin i cili po merr pjese gjithashtu ne Lojrat Olimpike. Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara pritet te takohet perseri sot per te diskutuar krizen. Anetaret e Keshillit deshtuan te arrinin nje konsensus mbi situaten, dje gjate nje sesioni te dyte emergjence.



XS
SM
MD
LG