Lidhje

Ekipi i femrave të volejbollit në plazh synon medaljen e artë në Pekin


Në Lojrat Olimpike të Athinës të vitit 2004, ekipi i femrave të volejbollit në plazh i Shteteve të Bashkuara fitoi medaljen e artë duke e bërë këtë sport edhe më të njohur. Misti Mei-Tenor dhe Kerri Ualsh, pjesëtare të ekipit, u bënë akoma më të njohura. Të dyja ato shpresojnë të fitojnë përsëri medaljen e artë në Lojrat Olimpike të Pekinit.

Volejbolli në plazh është një sport i shpejtë. Si shumë nga ngjarjet olimpike verore, ai kërkon përqëndrim, vendosmëri, talent dhe shumë vaj plazhi.

Me 100 tituj të fituar dhe një medalje të artë, Misti Mei Trejnër, lojtarja më e mirë e të gjitha kohërave e volejbollit në plazh, e bën këtë sport të duket i thjeshtë.

“Mendoj se njerëzit e shohin si gjë fare të thjeshtë. Ne vetëm se vijmë këtu në fundjavë, vshim kostumin e banjës dhe luajmë. Ata nuk e kuptojnë se kjo është puna jonë, domethënë 9 me 5 kur nuk shfaqemi në televizor. Kemi shumë stëvitje, këtë bëjmë dhe kujdesemi për vehten, por ne stërvitemi aq shumë sa çdo sportist tjetër.”

Pak sportistë kanë dominuar një sport si Misti Mei Trejnër dhe pjes[tarja tjetër e ekipit, Keri Ualsh. Ato u bënë çift pas Lojrave Olimpike të Sidnit në Australi. Që nga kjo kohë, ato kanë arritur më shumë se çdo femër në sportet profesioniste. Ato janë tre herë kampione të botës. Ato kanë fituar 33 medalje ndërkombëtare.

Përpara fitores së 14 në Lojrat Olimpike të Athinës, Mei Tejnër dhe Ualsh kishin një rekord prej 89 ndeshjesh me radhë të fituara. “Mbretëreshat e Plazhit”, siç njihen ato, thyen këtë rekord në Çikago në 13 korrik. Tani, ato jo vetëm që kanë një vend në librin e rekordeve, por kanë zënë një vend në zemrat e spordashësve të cilët ndjekin rezultatet e tyre.

“Mendoj se gjëja për të cilën unë dhe Misti jemi krenare është se tani jemi si modele. Ne e merituam këtë dhe na pëlqen. Dëshirojmë që për këtë të japim më të mirën tonë dhe se të dyja kujtojmë kur ishim të vogla, me aspiratë për madhështi dhe kishim sportistët që na pëlqenin.”

Të privilegjuara ose jo, Ualsh dhe Mei Trenër nuk flejnë mbi dafina. Ato kanë një aktivitet të ngjeshur në Shtetet e Bashkuara. Atje, ashtu si sytë e njerëzve përqëndrohen tek ato, ato do të përqëndrohen te medalja e artë.

“Ne i kemi sytë tek çmimi dhe do të bëjmë të pamundurën. Por, mendoj se është mirë të jesh e zënë sepse je në ankth.”

Ankthi i çiftit gjatë javëve të fundit nuk ka rënë. Mei Trenër dhe Ualsh fituan Çikago Open në mes të korrikut duke zënë vendin e parë në 11 turne të kësaj natyre që ato kanë marrë pjesë. Ato shpresojnë të vazhdojnë suksesin e tyre kur të dalin në rërë në Pekin. //bsa//

XS
SM
MD
LG