Lidhje

Pakistan, zyrtarë të koalicionit kërkojnë dorëheqjen e Musharrafit


Zyrtarë nga koalicioni në pushtet në Pakistan i kanë bërë thirrje presidentit Pervez Musharraf të japë dorëheqjen, duke thënë se kanë mjaft mbështetje për ta hequr atë nga posti.

Ministri pakistanez i Drejtësisë Faruk Naek tha se zyrtarë të lartë kanë përgatitur një listë me akuza të dielën, të cilat përfshinin shkelje të kushtetutës dhe shpërdorim detyre.

Zoti Naek dhe zyrtarë të tjerë të koalicionit thonë se për hir të kombit dhe demokracisë, zoti Musharraf duhet të japë dorëheqjen para se të fillojnë procedurat për padinë gjyqësore ndaj tij të hënën.

Heqja e presidentit nga posti kërkon dy të tretat e votave nga të dy dhomat e parlamentit të Pakistanit.

Pёrkrahësit e zotit Musharraf thonë se ai nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen. //bsa//

XS
SM
MD
LG