Lidhje

Rezolutë votë-besimi për presidentin e Pakistanit


Asambleja në provincën Punxhab të Pakistanit miratoi sot një rezolutë e cila bën thirrje për një votë-besimi për presidentin Musharraf.

Rezoluta u miratua me 321 vota pro dhe 25 kundër.

Një zëdhënëse e Partisë Popullore të Pakistanit tha se të katër asambletë provinciale të vendit po punojnë për rezoluta të ngjashme.

Megjithëse zotit Musharraf nuk i kërkohet me kushtetutë të marrë votën e mirëbesimit, rezolutat e provincave shihen si një mënyrë për të rritur trysninë politike mbi udhëheqësin.

Ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare të Pakistanit u mblodhën sot dhe pritet të diskutojnë një rezolutë, e cila bën thirrje që presidenti ose të përballet me votë-besim ose të japë dorëheqjen.

Një zëdhënës i presidentit Musharraf tha se udhëheqësi nuk do të japë dorëheqjen. (ze)

XS
SM
MD
LG