Lidhje

Forcat gjeorgjiane tërhiqen nga kryeqyteti i Osetisë Jugore


Gjeorgjia thotë se i ka urdhëruar trupat e saj në rajonin separatist të Osetisë Jugore që të ndalojnë zjarrin, pasi tërhoqi trupat e saj nga kryeqyteti i Osetisë Jugore. Nuk ka pasur një përgjigje të drejtpërdrejtë nga Rusia për ofertën e Gjeorgjisë , që të negociohet për t’i dhënë fund ditëve të luftimeve të ashpra në rajon.

Zyrtarët rus thonë se ata kontrollojnë tani thuajse gjithë qytetin Tskihnvali, kryeqytetin e Osetisë Jugore, dhe konflikti mes Rusisë dhe Gjeorgjisë tani është zgjeruar . Luftimet tani janë përhapur në Abkazi, një tjetër rajon seperatist dhe zyrtarët gjeorgjian thanë se aeroplanët rusë bombarduan një aeroport ushtarak jashtë kryeqytetit Gjeorgjian.

Abkhazia ka njoftuar se i ka mobilizuar trupat dhe i grumbulloi rezervistët dje për të rishpallur kontrollin në një zonë të provincës që ka mbetur nën kontrollin e Gjeorgjisë.

Rusia ka cuar luftanijet përgjatë bregdetit gjeorgjian të Detit të Zi. Zyrtarët ukrainas paralajmëruan se ata mund të bllokojnë luftanijet ruse që të lëvizin drejt bazës kyce të Rusisë që ndodhet në portin ukrainas të Sevastopolit.

Kryeministri rus Vladimir Putin e dënoi ofensivën e Gjeorgjisë në Osetinë Jugore, e cila nisi të premten në mëngjes, ku Gjeorgjia u përpoq që të merrte kontrollin e rajonit, nga duart e separatistëve.

Z. Putin tha se ka shenja të genocidit ndaj popullatës së Osettisë.

Zyrtarët gjeorgjianë e përshkruajnë tërheqjen e trupave të tyre nga kryeqyteti i Osetisë Jugore si një masë të vullnetit të mire, me qëllim që të ndalen konfrontimet ushtarake. Zyrtarët thanë se ata i kanë kërkuar SHBA që të ndërmjetësojnë për konfliktin.

SHBA i kanë quajtur veprimet e Rusisë si “të paproporcionuara” dhe kanë bërë thirrje për një armëpushim dhe kthim në status quo-në e 6 gushtit, përpara se të niste ofensiva gjeorgjiane.

Rusia dhe Gjeorgjia ranë dakort që të hapin dy korridore humanitare për të larguar të plagosurit dhe refugjatët që janë në Osetinë Jugore.

Rita Khopzhayva, refugjate, e përshkruan me nota të errëta situatën

“Është ferr” thotë ajo, duke përshkruar numrin e madh të bombardimeve që pengonin largimin. “Fëmijët janë të uritur....Nuk ka ujë, nuk ka dritë, as bukë, nuk ka gas për ngrohje, nuk ka asgjë. Është një tmerr. “ thotë ajo duke shtuar se “ ... është një situatë e pakrahasueshme”.

Luftimet nisën të premten, kur Gjeorgjia u përpoq që të merrte kontrollin e Osetisë Jugore, prej separatistëve, në një ofensivë të madhe. Rusia, e cila ka lidhje të ngushta me këtë provincë, u përgjigj duke cuar mijëra trupa dhe qindra tanke.

Udhëheqës nga gjithë bota, u kanë bërë thirrje të dyja palëve që t’i japin fund luftimeve, duke lëshuar deklarata që përshkruajnë situatën e përkeqësuar aktuale, dhe duke dërguar një delegacion me diplomatë të nivelit të lartë.

Dhuna e fundit është më e ashpra që kur provinca fitoi de fakto pavarësinë në vitin 1992. Banorët e Osetisë Jugore duan që t’iu bashkohen bashkëqytetarëve të tjerë osetias, në
Veri, pjesë e cila u përfshi në kufijtë e Rusisë, mbas shpërbërjes së Bashkimit Sovietik në vitin 1991. //mm//

XS
SM
MD
LG