Lidhje

Përpjekje diplomatike për armëpushim mes Gjeorgjisë dhe Rusisë


Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, tha se ka nënshkruar një armëpushim të mbështetur nga Bashkimi Evropian, i cili ka për qëllim të ndalojë luftimet mes forcave gjeorgjiane dhe atyre ruse.

Ministri i jashtëm i Francës, Bernard Kushner, dhe homologu i tij finlandez, Aleksandër Stub, do ta çojnë dokumentin e nënshkruar në Moskë sot, duke bërë kështu një përpjekje të nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftimeve në Gjeorgji.

Shtëpia e Bardhe ka shtruar trysninë ndaj Rusisë për të ndaluar shkallëzimin e konfliktit në rajonin e trazuar të Osetisë Jugore në Gjeorgji.

Presidenti George Bush tha se Rusia e ka tepruar dhe duhet të bjerë dakort të punojë për të sheshuar mosmarreveshjet me Gjeorgjinë.

Ne nje interviste me rrjetin televiziv NBC, zoti Bush tha se u tha udheheqesve ruse se dhuna eshte e papranueshme dhe se ka nevoje per ndermjetesim nderkombetar.

Departamenti amerikan i shtetit tha se ministrat e 7 vendeve më të industrializuara të botës diskutuan sot nëpërmjet telefonit dhe ranë dakord të mbështetin përpjekje ndërkombëtare ndërmjetësimi për t’i dhënë fund konfliktit. Ky grup i bëri thirrje Rusisë që të respektojë integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe të ndalojë operacionet ushtarake. Edhe Komisioni Evropian, i mbledhur në Bruksel, i bëri thirrje Rusisë që t’u japë fund luftimeve në Gjeorgji dhe të kthehet në negociata.

XS
SM
MD
LG