Lidhje

Incident në kufirin e Serbisë me Kosovën


Pesë persona kanë pësuar plagë të lehta gjatë ndërhyrjes së policisë serbe për të shpërndarë një grup protestuesish serbë në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdare.

Disa dhjetëra persona veteranë të ushtrisë serbe protestuan sot në këtë vendkalim duke kërkuar nga qeveria e Serbisë që t'u japë pagesat për periudhën e pjesëmarrjes së tyre në luftën e Kosovës në vitin 1999.

Përplasjet me policinë pasuan përpjekjet e tyre për të kaluar në pjesën e Kosovës për të hequr siç thuhej tabelën ku shkruan "Mirë se vini në Republikën e Kosovës". Në pjesën e kufirit të Kosovës forcat e posaçme të policisë dhe trupat paqeruajtëse kishin marrë masat për të mos lejuar përsëritjen e incidenteve të së kaluarës.

Protesta të tilla ndodhën në dy vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në muajin mars kur qindra ish pjesëtarë të ushtrisë serbe, hodhën gurë e shishe me benzinë kundër forcave të rendit të Kosovës në kundërshtim të pavarësisë së saj. //rd//

XS
SM
MD
LG