Lidhje

Franca ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë


Rusia and Franca ranë dakord për një plan me 6 pika për një armëpushim të përhershëm në Gjeorgji.

Ky plan, i cili duhet të miratohet nga Gjeorgjia, përfshin dispozita për atë që zyrtarët e quajnë një diskutim ndërkombëtar mbi statusin e ardhshëm të Osetisë Jugore dhe Abkazisë, dy rajone separatiste në Gjeorgjinë veriore.

Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se plani përfshin gjithashtu dispozita për ribashkimin e forcave të të gjitha palëve, ndalimin e operacioneve ushtarake dhe kthimin e forcave gjeorgjiane në pozicionet e tyre para konfliktit si dhe praninë e vazhdueshme të paqëruajtësve rusë në këto dy territore rebele. //rd//

XS
SM
MD
LG