Lidhje

Obama pranë zgjedhjes së kandidatit për nënpresident


Fushata e kandidatit demokrat për president, Barack Obama thotë se ai është prane zgjedhjes se kandidatit per nenpresident dhe kerkon qe perkrahesit e tij te jene te paret qe te informohen.

Menaxheri i fushates David Plouffe njoftoi perkrahesit se mund te regjistrohen per te marre email ose mesazh ne momentin e marrjes se vendimit.

Fushata e zotit Obama ka perdorur teknologjine, veçanerisht Internetin per te ndertuar nje komunitet prej dy milione vullnetaresh dhe per te grumbulluar qindra miliona dollare fonde per fushaten.

Zoti Obama eshte me pushime ne Hawaii, dy jave para Kuvendit Kombetar te Partise, ku ai dhe kandidati per nenpresident do te zgjidhen zyrtarisht.

Kandidati republikan John McCain po ben fushate sot ne Pensilvani dhe New Jersey. Ai pret te marr zyrtarisht kandidaturen javen e pare te shtatorit ne Kuvendin Kombetar Republikan.

XS
SM
MD
LG