Lidhje

Studim mbi gjumin e fëmijëve. Lidhjet e diabetit me depresionin


Studim mbi gjumin e fëmijëve

Një numër studimesh janë marë me problemet e gjumit tek të rriturit siç është për shembull apnea ose mungesa e frymëmarrjes në gjumë, gjendje që mund të çojë në goditje në zemër, hemoragji cerebrale ose bllokim arterjesh të gjakut në tru. Por shkencëtarët tani po i studiojnë këto probleme kur ato shfaqen tek fëmijët, madje edhe tek foshnjet.

Ky 6 vjeçar quhet Timi Vali. Si gjithë moshatarët, ai është energjik, por nëna e tij shqetësohej pasi dukej se ai nuk bënte gjumë të mirë. Merrte frymë thellë dhe gërhiste ndërsa kur zgjohej nga gjumi ankohej nga bajamet.

Doktor Sumit Bargava pranë universtitetit Yale, e vizitoi atë dhe vuri se bajamet i kishte të zmadhuara. Fëmijët që kanë mungesë frymarrjeje në gjumë ose apnea, thotë doktor Bargava, shpesh kur flenë, mbyllin pjesërisht ose plotësisht rrugët e frymëmarrjes. Dhe mungesa e frymëmarrjes në gjumë mund të shkaktojë probleme në zemër e diabet.

Gjatë ditës, fëmijët me apnea mund të mos përqëndrohen ose mund të tregohen tepër aktivë, por edhe të acaruar. Ata mund të ndeshen me vështirësi edhe në të mësuar. Prandaj diagnostikimi i hershëm i apneas ka shumë rëndësi. Kështi Timi Vali shkoi në spitalin e fëmijëve pranë universitetit Yale. Gjatë vizitës, atij iu vendosen elektroda në trup për të matur veprimtarinë e trurit si dhe iu bën analiza për të matur nivelin e frymëmarrjes. Kur Timin e zë gjumi, kompjuteri fillon të regjistrojë të dhënat e organizmit. Gjatë këtij procesi, doktor Bargava vuri re se gërhitja tek ky fëmijë shkaktonte hiperaktivitet. Mjeku gjithashtu konstatoi se mungesa e frymëmarrjes në gjumë tek Timi nuk ishte edhe aq e zhvilluar, prandaj vendosi të mos ia heqë bajamet. Por mjekët thanë se do të vazhdojnë mbikqyrin gjumin e tij.

Foshnjet diagnostikohen ndryshe, sepse edhe ato mund të kenë probleme gjumi, por dallimi apneas tek ta është pak i ndërlikuar. Sanatha Kasven në spitalin Saint Luke në Denver të Kolorados është specialiste në laboratorin e gjumit ku nje një kamera fokusohet në sytë e foshnjes për të parë sesa i thellë është gjumi që bën. Mjekët thonë se dokumentimi i çdo lëvizjeje të foshnjes në gjumë ka shumë rëndësi pasi në fund kur të gjitha të dhënat regjistrohen në kompjuter dhe fillojnë të studiohen, edhe mungesa më e vogël e një aspekti të lëvizjeve në gjumë, mund të të bëhet shkak për diagnostikim të jo të saktë.

Foshnjet e diagnostikuara me një shrregullim gjumi si ato të fëmijëve dhe të rriturve, mund të trajtohen me operacion. Disa ekspertë mendojnë se trajtimi me oksigjen eleminon nevojën për shumicën e ndërhyrjeve kirugjike, ndërsa të tjerë thonë se nëse gjumi i shrregullt shkaktohet nga ndonjë deformim në rrugët e frymëmarrjes, atëherë operimi mund të jetë i nevoshëm.

Lidhjet e diabetit me depresionin

Një studim i ri vendos lidhjen midis diabetit dhe depresionit. Studimi i kryer nga shkencëtarët pranë universitetit Xhons Hopkins në Meriland, thotë se njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti dhe anasjelltas.

Shkencëtarët pranë shkollës mjekësore të universitetit Xhons Hopkins në Baltimor thonë se disa pacientë mund të kenë nevojë të trajtohen njëkohësisht për diabet e depresion. Kjo për arsye se gjatë studimit ata gjetën një lidhje midis këtyre dy sëmundjeve.

Mjekja Sherita Golden dhe një grup shkencëtarësh vëzhguan 5 mijë pacientë për një periudhë 3 vjeçare. Ata vunë re se pacientët që nuk flinin mirë ose nuk kishin oreks, të gjitha këto simptoma të depresionit, ishin më në rrezik të prekeshin nga diabeti sesa të tjerët pa këto simptoma. Mjekja Golden thotë se depresioni duket se i parandalon njerëzit për t'u kujdesur për shëndetin e tyre. Ajo thotë se personat që vuanin nga depresioni tregohen më pak aktivë dhe hanë më shumë se ç'duhet. Këto qëndrime shtojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Gjatë studimit, shkencëtarët gjithashtu vunë re se personat me diabet të tipit 2 ishin më shumë në rrezik të prekeshin nga depresioni sesa ata që nuk vuanin nga diabeti. Rozalin Terborgpen ka vite që vuan nga diabeti dhe vazhdimisht kontrollon rregullisht nivelin e sheqerit në gjak dhe merr insulinë. Nga gjithë kjo, ajo ndjehet e lodhur e munduar dhe shpesh bie në dëshpërim e nuk ka vullnet të bëjë asnjë veprim

Mjekja Golden thotë se persona të tillë që trajtohen për diabet janë më në rrezik të preken nga depresioni dhe kur preken, kjo gjendje ndikon në aftësitë e tyre për të luftuar diabetin.

XS
SM
MD
LG