Lidhje

Presidenti rus urdhëron ndërprerjen e operacioneve ushtarake në Gjeorgji


Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se urdhëroi nderprerjen e veprimeve ushtarake në Gjeorgji.

Presidenti Medvedev e bëri njoftimin sot ndërsa presidenti francez Nicolas Sarkozy mbërriti në Moskë per t'i dhënë shtytje kërkesave të Perëndimit për armëpushim.

Marreveshja do të ndalë pesë ditë sulmesh intensive ajrore dhe tokësore të Rusisë që i çuan forcat e saj në brendësi të Gjeorgjisë, në pergjigje të një sulmi të këaj të fundit mbi separatistët në rajonin e Osetisë Jugore. Më shumë se dy mijë njerëz njoftohet të jenë vrare dhe ky numër pritet të rritet.

Presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili tha se avionet ruse vazhdonin të sulmonin objektivat gjeorgjiane, megjithë njoftimin e armëpushimit. Ai tha në një miting të madh se vendi është nën pushtimin e huaj dhe se do të tërhiqet nga Komonuelthi i Shteteve të Pavarura – grupim i ish republikave sovjetike.

Zoti Medvedev tha se Gjeorgjia ishte ndëshkuar mjaft sipas fjalëve të tij për sulmet ndaj Osetisë Jugore. Duke folur në televizionin shtetëror ai tha se është vënë në vend siguria e paqeruajtësve dhe e civilëve rusë në rajonet e trazuara. Ai tha se Gjeorgjia ka pësuar humbje të mëdha. //kk//

XS
SM
MD
LG