Lidhje

Majkëll Fellps, olimpiku më i suksesshëm në botë


Majkëll Fellps është tani olimpiku më i suksesshëm në botë, duke fituar medaljen e artë të dhjetë dhe të njëmbëdhjetë, nga këto 5 i ka fituar deri tani në Lojrat Olimpike të Pekinit.

Fellps fitoi garën e 200 metërshit në not flutur, duke vendosur një rekord të ri botëror, megjithëse syzet e notit i ishin mbushur me ujë, duke i penguar kështu shikimin. Pas rreth një ore, ai dhe 3 kolegë të ekipit të tij fituan medaljen e artë në stafetën 4 me 200 metra, duke thyer edhe rekordin botëror me gati 5 sekonda.

23 vjeçari Fellps iu bashkua që dje të famshmëve Karl Lluis dhe Mark Spici, të cilët kanë nëntë medalje ari.

Në garat për femra, italiania Federika Peligrini fitoi 200 metërshin në stil të lirë, duke vendosur edhe rekord të ri botëror.

Kina fitoi edhe dy medalje të tjera të art, një në gjimnastikë për femra dhe një medalje tjetër në garën e sinkronizuar 3 metra zhytje për meshkuj. Deri më tani, ekipi kinez i ka fituar të gjitha medaljet e arit në zhytje. (ze)

XS
SM
MD
LG