Lidhje

Gejts paralajmëron keqësimin e marrëdhënieve Amerikë-Rusi


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, paralajmëroi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të dëmtohen për vite me radhë, nëse Moska nuk ndalon ofensivën ushtarake në Gjeorgji.

Sekretari Gates tha sot se Shtetet e Bashkuara prisnin që të bashkëpunonin me Rusinë në ruajtjen e paqes në rajon, por ai shtoi se operacionet ushtarake ruse gjatë ditëve të fundit vënë në pikpyetje çdo gjë.

Sekretari Gates tha se përpjekjet ushtarake amerikane në Kaukaz janë të përqëndruara në nevojat humanitare. Ai tha se i vetmi personel amerikan në Gjeorgji do të jetë ai që u kërkohet të angazhohen në përpjekje ndihmash.

Po sot, Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice i bëri përsëri thirrje Rusisë që të respektojë armëpushimin në Gjeorgji. Ajo përsëriti gjithashtu mbështetjen për integritetin territorial të Gjeorgjisë.

Sekretarja Rice e bëri thirrje pas bisedimeve që pati në Francë me presidentin francez, Nikolas Sarkozi. Këtë javë, zoti Sarkozi ndihmoi në ndërmjetësimin e armëpushimit. Zonja Rice ndaloi në Francë. Nesër ajo shkon në Tbilisi, në shenjë mbështetjeje për Gjeorgjinë në konfrontimin e saj me Rusinë.

XS
SM
MD
LG