Lidhje

Amerikania Nastia Liukin, gjimnastja më e mirë në Olimpike


Gjimnastja amerikane me origjinë ruse Nastia Liukin fitoi medaljen e artë si gjimnastja më e mirë në Lojrat Olimpike të Pekinit.

Liukin fitoi të premten me një diferencë fare të vogël në krahasim me amerikanen tjetër Shon Xhonson. Jang Jilin e Kinës fitoi medaljen e bronxit.

Notarët amerikanë e elektrizuan sallën e lojrave të ujit, të quajtur Kubi i Ujit i Pekinit, me fitoren e Majkëll Felpsit, i cili siguroi medaljen e gjashtë duke thyer një rekord tjetër botëror.

Felps e ruajti titullin e kampionit në garën e përzier 200 metra për meshkuj, të cilën e mbaroi më pak se një sekondë më shpejt sesa rekordi që e kishte vendosur po ai vetë.


Një amerikan tjetër, Ryan Lochte fitoi në 200 metërsh not shpine, duke thyer gjithashtu një rekord të mëparshëm.

Në garat për femra, amerikania Rebeka Soni vendosi një rekord të ri botëror në 200 metërsh not shpine. Brita Stefen e Gjermanisë vendosi një rekord të ri olimpik me fitoren e saj në 100 metërsh stil i lirë.

Në medaljen e fundit e garave të sotme, dy herë kampioni i botës Tirunesh Dibaba i Etiopisë fitoi medaljen e artë në garën 10 mijë metra për femra. Ajo vendosi një rekord të ri olimpik me 29 minuta e 54.66 sekonda. //ad//

XS
SM
MD
LG