Lidhje

Serbia: Pavarësia e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë


Ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç tha se do të dorëzojë një rezolutë në Kombet e Bashkuara, e cila do të kërkojë mbështetjen e vendeve anëtare që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shqyrtojë ligjshmërinë e shpalljes së pavarsisë së Kosovës.

Zyrtarët serb shpresojnë që shumica e vendeve anëtare të OKB-së të përkrahin kërkesën e Serbisë, kur ajo të parashtrohet në asamblenë e përgjithshme të kësaj organizate, që mbahet muajin e ardhshëm.

Ministri serb Jeremiç ka shprehur shpresën se gjykata ndërkombëtare do ta mbështesë qëndrimin e Beogradit se shpallja e pavarsisë së Kosovës është e paligshme. //ad//

XS
SM
MD
LG