Lidhje

Roli i nacionalizmit në konfliktin në Gjeorgji


Konflikti në Gjeorgji lidhet me pretendime territoriale, ekonomike, politike dhe kulturore nga gjeorgjianët, osetianët, dhe rusët. Këto pretendime forcohen edhe më shumë nga identiteti etnik i cili është formuar nga lidhjet e gjuhës, historisë, kulturës dhe ato familjare. Çështjet etnike mund të transformohen në nacionalizëm kur gjërat kalojnë në ekstrem. Reportazhi në vazhdim shqyrton rolin që nacionalizmi ka luajtur gjatë dhunës së fundit në rajonin e Kaukazit.

Fushata migracioni komplekse dhe ndryshime demografike gjatë shumë shekujsh kanë shkaktuar përplasjen e gjeorgjianëve. Kjo ka rezultuar në fërkime të ndryshme mes tyre, më i fundit konflikti aktual ne rajonin e Kaukazit.

Osetianët dhe gjeorgjianët flasin gjuhë të ndryshme. Ato nuk kanë as emërtime të njëjta për territorin që duan të kontrollojnë. Autoritetet gjeorgjiane preferojnë që Osetinë e Jugut ta quajnë Tskhinvali.

Alexander Rondelli, presidenti i Fondacionit Gjeorgjian për studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Tbilisi sqaron se gjuha është një faktor i fuqishëm dhe shpesh një forcë e rrezikshme motivimi në shumë shoqëri në të gjithë botën.

“Është një ndjenjë shumë e fortë, pasi i mobilizon fuqishëm njerëzit. Është dicka që i bashkon njerëzit. Dhe është dicka për të cilën njerëzit janë gati të vriten”.

Në Gjeorgji njerëzit po vriten edhe tani. Edhe pse numri i viktimave është i vështirë për t’u konfirmuar, të dyja palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për spastrim etnik. Human Rights Watch, një organizatë joqeveritare raporton që osetianët kanë sulmuar fshatra në Gjeorgji. Rusia akuzon Gjeorgjinë për asgjë më pak se gjenocid kundër osetianëve.

Hasan Dzutsev, profesor i sociologjisë ne Institutin e Osetisë Veriore për Kërkime Humanitare dhe Sociale në Vladikavkaz i tha Zërit të Amerikës se gjithë njerëzit e Osetisë kërkojnë ribashkim.

Dzutsev thotë se ribashkimi është një ëndërr e vjetër. Ai thekson se banorët e Osetisë jetuan bashkë deri në vitin 1922, por në kohën e Stalinit ata u ndanë në mënyrë artificiale dhe Osetia e jugut iu dha Gjeorgjisë ndërsa ajo e veriut i kaloi Rusisë.

Alexander Rondelli thotë se Osetia veriore dhe jugore ishin dy nga krahinat e shumta autonome që u krijuan në kufijtë e ish Republikës Sovietike me qëllim që të nxisnin tensionet etnike me taktikën e njohur “përça dhe sundo”. Sot, trupat ruse duan të marrin një rol paqeruajtës në Osetinë e jugut. Gjeorgjianët i quajnë ata pushtues dhe kanë frikë se Kremlini po tenton të shkatërrojë demokracinë e brishtë në vend.

Në Moskë, analisti i pavarur politik, Alexander Konovalov thotë se projekte të mëdha industriale gjatë kohës së komunizmit e kanë ndryshuar përbërjen etnike të republikave sovietike teksa një numër i madh folësish të rusishtes u dërguarn për të ndërtuar projekte sic ishin ai i një centrali të energjisë bërthamor në Lituani apo një mulli për pambukun në Azinë qendrore. Konovalov thotë se kjo krijoi një bombë me sahat e cila shpërtheu pas rënies së menjëhershme të Bashkimit Sovietik ndërsa popuj të ndryshëm në Bashkimin Sovietik kërkuan të rivendosnin identitetin e tyre etnik dhe gjuhësor. Konovalov thotë se shumë rusë, përfshirë dhe atë vetë nuk e ndjejnë nevojën për të vërtetuar identitetin e tyre etnik.

Analisti thotë se Bashkimi Sovjetik kishte shumë rusë dhe, sipas rregullit të atëhershëm, grupe të mëdha etnike kishin tendencën të injoronin identitetin e të tjerëve dhe të mos shqetësoheshin shumë për të vetin. Ai thotë se për ta ishte e qartë që ata ishin rusë.

Megjithatë grupet më të vogla etnike janë të ndjeshme ndaj mundësisë së nënshtrimit apo edhe zhdukjes. Në botë ka rreth 500 000 osetianë, 70000 nga të cilët jetojnë në Gjeorgji. Zoti Hasan Dzutsv thotë se osetianët i frikësohen asgjesimit të plotë nga Gjeorgjia- një akuze që Tbilisi e quan të pabazë.

Alexander Konovalev thotë që konflikti përfshin dy parime bazë por konkuruese të marëdhënieve ndërkombëtare, që, siç thotë ai përbëjnë një kërcënim për sigurinë botërore.

Konovalev thotë se parimi i parë është paprekshmëria e kufijve ndërkombëtarë i vendosur nga Kombet e Bashkuara dhe Akti Final i Marrëveshjes së Helsinkit. Ai po kështu thotë se ekziston parimi i vetëvendosjes që presidenti amerikan Woodrow Wilson deklaroi në dokumentin prej 14 pikash të vitit 1918. Konovalov thotë pa përjashtim njëra palë ose tjetra do ta përmendë njërin apo tjetrin princip në këtë konflikt.

Analisti thotë se ligji ndërkombëtar nuk e ka përcaktuar se cili ligj ka përparësi.

Çdo analist i intervistuar në këtë raport përmend shembuj shoqërish shumtnike që funksionojnë mirë siç janë Zvicra dhe Kanadaja. Por rajoni i Kaukazit është një zonë ku çështjet etnike kanë shkaktuar përgjakje. Kohët e fundit, çeçenët kanë luftuar rusët, ingushetianët kanë luftuar osetianët, armenianët azerët e njerëzit e Abkhazizë kanë pasur konflit me gjeorgjianët. Lufta e fundit mes osetianëve dhe gjeorgjianëve është e karakterit etnik që ka pasoja për cmimet e naftës, demokracinë dhe ndikimin politik në rajon. //ad//

XS
SM
MD
LG