Lidhje

Moska: Sistemi për mbrojtjen nga raketat ka në shenjestër Rusinë


Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se sistemi amerikan për mbrojtjen nga raketat në Evropën lindore ka si objektiv Rusinë.

Komentet e zotit Medvedev bëhen një ditë pasi negociatorët amerikanë dhe polakë arritën një marrëveshje paraprake për dislokimin e një pjese të sistemit në Poloni.

Më parë, zyrtarët rusë thanë se koha e marrëveshjes, arritur gjatë krizës me Gjeorgjinë, provon se sistemi nuk ndërtohet lidhur me një kërcënim nga Irani siç pretendojnë Shtetet e Bashkuara.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, duke komentuar gjatë vizitës në Tbilisi, tha se zyrtarët amerikanë kanë bërë përpjekje të shumta për ta siguruar Rusinë se raketat kanë vetëm qëllime mbrojtjeje.

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia kanë diskutuar për planin e ndërtimit të sistemit për 18 muaj.

Një gjeneral i lartë rus tha gjithashtu se marrëveshja me Poloninë e ekspozon këtë vend ndaj kërcënimeve për sulme. //ad//

XS
SM
MD
LG