Lidhje

Rusia nënshkruan marrëveshjen e paqes me Gjeorgjinë


Zeri i Amerikës

Presidenti rus Dimitri Medvedev nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit që synon të ndalë konfliktin në Gjeorgjinë fqinje. Zoti Medvedev e nënshkroi dokumentin sot, një ditë pasi u nënshkrua nga Presidenti gjeorgjian Mikhail Sakashvili.

Plani për armëpushim, i negociuar nga Franca kërkon që forcat ruse të tërhiqen në pozicionet e tyre para shpërthimit të luftimeve në rajonin separatist të Osetisë Jugore. Marrëveshja e armëpushimi u nënshkrua edhe nga udhëheqësit separatistë në Oseti dhe Abkazi.

Dje në Uashington, Presidenti Bush tha se Rusia duhet t'i japë fund krizës në Gjeorgji për të ndrequr marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe vende të tjera. Në fjalimin e tij sot në radio, Presidenti Bush e cilësoi si plotësisht të papranueshme pushtimin e Gjeorgjisë nga Rusia.

Presidenti Bush po bisedon sot në Teksas me ekipin e tij të sigurimit kombëtar, përfshirë Sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs, e cila sapo është kthyer nga takimet ne Francë dhe Gjeorgji. //kh//

XS
SM
MD
LG