Lidhje

Olafur Eliason dhe ujëvarat e tij në qytetin e Nju Jorkut


Në ambjentin urban të Nju Jorkut, njerëzit shpesh habiten kur shohin pak natyrë. Ky kontrast frymëzoi artistin Olafur Eliason. Ai projektoi katër ujëvara për t’u shfaqur në qytet. Artisti thotë se ai shpreson që ujëvarat të zbukurojnë qytetin. Nju Jorku është një qytet me shumë përfitime nga turizmi.

Katër ujëvara gjigante në Ist River në Nju Jork kanë sjellë lëvdata dhe kritika, por mbi të gjitha debat. Pikërisht këtë donte të arrinte Olafur Eliason. Falë organizatave si fondi joqeveritar Public Art, artisti arriti ta realizone ëndrrën e tij.

Roshelle Shtainer është drejtoreshë e këtij fondi.

“Ne u siguruam që gjithcka ishte ndërtuar mirë. Po kështu donim të ishim të sigurt që të gjitha ceshtjet e ambjetit të ishin marrë parasysh, që jeta në ujë të mbrohej dhe të përdorej energji e pastër.”

Arktitekti Eliason i ndërtoi ujëvarat duke përdorur skelën. Ujëvara më e lartë arrin në 36 metra mbi Ist River. Pompat në lumë arrijnë të thithin 132000 litra ujë në minutë. Më pas uji kthehet nga ujëvarat në lumë. Kështu, uji nuk shpërdorohet dhe natyra nuk preket.

Eliason zgjodhi katër vende të rëndësishme për ujëvarat sic ishte dhe Ura e Bruklinit. E gjitha kjo do të kushtojë rreth 15 milionë dollarë. Por qyteti i Nju Jorkut shpreson se fitimet nga turizmi nga këto ujëvara do të shkojnë më shumë se 55 milionë dollarë. Projekti që tani ka tërhequr vizitorë nga e gjithë bota për arsye të origjinalitetit të tij dhe planit ambicioz. Disa turistë kanë ardhur nga Kalifornia e largët.

“Kur dikush është gati të japë kaq shumë për qytetin, është mrekulli të shohësh sesi njerëzit përziejnë elemente të natyrës dhe historisë për t’u shprehur.”

Por disave kjo nuk i bëri shumë përshtypje.

“Nuk m’u duk diçka e madhe. Më duket sikur ia prish bukurinë Urës së Brooklinit. E kuptoj se cfarë ka dashur të shprehë autori, por nuk besoj se e ka arritur atë.”

Ujëvarat e Nju Jork mund të shihen nga shumë vende në Manhatan por shumë turistë zgjedhin t’i shohin ato duke bërë xhiro me anije. Shfaqja do të vazhdojë deri në tetor.
Në ambjentin urban të Nju Jorkut, njerëzit shpesh habiten kur shohin pak natyrë. Ky kontrast frymëzoi artistin Olafur Eliason. Ai projektoi katër ujëvara për t’u shfaqur në qytet. Artisti thotë se ai shpreson që ujëvarat të zbukurojnë qytetin. Nju Jorku është një qytet me shumë përfitime nga turizmi. //bsa//


XS
SM
MD
LG