Lidhje

Felps fiton medaljen e shtatë të artë në Lojërat Olimpike


Notari amerikan Majkël Felps fitoi medaljen e shtatë të artë në lojërat olimpike me një diferencë shumë të ngushtë, duke barazuar rekordin e medaljeve të fituara në një Olimpiadë të vetme me ish notarin Mark Spic.

Felps tregoi një aftësi të madhe gjatë metrave të fundit të garës duke e kaluar për pak notarin nga Serbia Milorad Çaviç. Felps ishte në vendin e shtatë në gjysmë të garës por megjithatë arriti ta fitojë atë.

Gara ishte aq e afërt sa që notari serb bëri një ankesë pranë komitetin olimpik por ky i fundit e hodhi poshtë ankesën e tij dhe e shpalli zyrtarisht Majkël Felpsin fitues të garës. Çaviç më pas tha se ishte i lumtur që fitoi medaljen e argjendë.

Kjo garë është e vetmja që Majkël Felps e fitoi pa thyer një rekord të ri botëror.

Edhe në garat e femrave u thyen rekorde të reja botërore. Në garën 800 metra stil i lirë Rebeka Adlington nga Britania theu rekordin e amerikanës Xhenet Evans të cilin ajo e kishte mbajtur për 19 vjet.

Edhe notarja Kristi Koventri nga Zimbave theu rekordin në 200 metra not shpine.

Braziliani Cezar Filho theu rekordin në 50 metra stil i lirë. //bsa//

XS
SM
MD
LG