Lidhje

Lavrov: Nuk ka afat kohor për tërheqjen e trupave nga Gjeorgjia


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se trupat ruse nuk kanë një afat të caktuar kohor për tërheqje nga Gjeorgjia në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga të dyja palët dhe se tërheqja kushtëzohet nga gjendja e sigurisë në rajon.

Më parë gjenerali rus Anatoli Nogovitsin tha se paqeruajtësit rusë nuk do të largohen asnjëherë nga rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkazisë. Ai hodhi poshtë pretendimet gjeorgjiane se trupat ruse kishin bombarduar një urë kryesore transporti për në kryeqytetin e vendit, Tbilisi disa orë para se Moska të nënshkruante marrëveshjen e armëpushimit.

Gjeneral i lartë rus pohoi sot se Ministria e Jashtëme kishte marrë një marrëveshje armëpushimi e cila ishte nënshkruar një ditë më parë nga presidenti gjeorgjian Mikhail Sakashvili.

“Sot Ministria e Jashtëme ruse mori një dokument i cili përfshin këto pika të cilat janë nënshkruar nga ana ruse dhe nga presidenti gjeorgjian pa ndryshuar asgjë. Të gjashtë pikat si kushte fillestare për të filluar punën tani egzistojnë.”

Marrëveshja kërkon që të dy palët të tërheqin forcat në pozicionet që kishin para fillimit të luftimeve me 8 gusht kur Gjeorgjia ndërmori një ofensivë masive për të shtënë nën kontroll rajonin seperatist të Osetisë së Jugut që gëzon mbështetjen ruse.

Ushtria ruse menjëherë fitoi epërsi kundër forcave të vendit të vogël fqinj që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara duke u futur thellë në Gjeorgji.

Në konferencën e shypit, gjenerali Nogovitsin hodhi poshtë njoftimet se Rusia ka bombarduar ura pas hapjes së tryezës së bisedimeve për marrveshjen e paqes. Por ai pranoi se urat kane qene ne shenjestër gjatë luftimeve.

“E bëmë këtë për të parandaluar lëvizjet e mëtejshme të reparteve ushtarake, është procedurë normale në kohë lufte. Por tani që është paqe përse duhet të prishim urat të cilat duhet t’i rindertojmë ?”

Gjenerali tha se ushtria gjeorgjiane kishte braktisur disa magazina ushtarake të cilat ishin vene nen kontrollin rus.

“Arsenali më i madh është në Gori, jo brenda qytetit, por në afërsi.”

Ai tha se paisjet luftarake ishin dërguar atje me një shpejtësi aq të madhe saqë ushtria gjeorgjiane nuk kishte arritur të dërgojne njesite të mjaftueshme për të vënë në punë makinerinë luftarake.

Ndërkohë sot forcat ruse i lëvizën tanket dhe ushtarët në pozicione jashtë qytetit Kaspi, 35 kilomentra në perëndim të kryeqytetit gjeorgjian Tbilisi.

Pamjet televizive nga Associated Press tregojnë trupat ruse të stacionuara disa metra larg policisë gjeorgjiane afër Kaspit. Të dy palët presin për presidentin rus që të nëshkruajë marrëveshjen e paqes.

Marrëveshja e armëpushimit e nënshkruar të premten nga presidenti gjeorgjian Mikhail Sakashvili do të ishte hapi i sigurtë drejt ndaljes së luftimeve nëse presidenti rus Dmitri Medveded do ta neshkruante atë.

Kremlini ka pohuar se do ta nëshkruajë atë por pa thënë se kur. Prezenca ruse në qytetin gjeorgjian të Gorit është me rëndësi strategjike: qyteti ndodhet pranë autostradës lindje-perëndim, çfarë i jep mundësi Rusisë që të ndajë Gjeorgjinë në dy pjesë.//kh//

XS
SM
MD
LG