Lidhje

Shtetet e Bashkuara, Lindja e Mesme dhe siguria e vendit


Që nga 11 shtatori shumë analistë në Shtetet e Bashkuara e shohin mungesën e demokracisë dhe lirisë politike në vendet arabe si një faktor i rritjes së fundamentalizmit mysliman. Administrata e presidentit Bush e ka renditur përhapjen e demokracisë në Lindjen e Mesme si një objektiv shumë të rëndësishëm dhe kritik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Tani që Amerika po përgatitet për një udhëheqje të re, një libër i botuar kohët e fundit nga një ndër njohëset më të shquara të politikave të Lindjes së Mesme, thotë se promovimi i demokracisë duhet të mbetet një objektiv i rëndësishëm edhe për presidentin e ardhshëm.

Presidenti Bush edhe pak muaj largohet nga Shtëpia e Bardhë. Para pak kohësh në një fjalim të mbajtur në një forum në Washington ai i bëri thirrje pasardhësit të tij që të vazhdojë promovimin e demokracisë dhe lirisë në botë.

"Sfida e Amerikës në vitet e ardhshme është që të vazhdojë të ndihmojë popujt që përpiqen për liri nga korrupsioni, nga sëmundjet, nga varfëria, nga uria dhe tirania sepse kjo është edhe në interes të sigurisë së vendit tonë."

Promovimi i lirisë dhe demokracisë është një çështje që përkrahet nga çdo president amerikan. Por pasardhësi i presidentit Bush do të dëshironte të distancohet nga disa nga përpjekjet e administratës Bush për përhapjen e demokracisë, të cilat kanë ngjallur polemika, thotë Tamara Kofman Uits, nga instituti Brukings. Në një libër të botuar kohët e fundit ajo thekson se asnjëri kandidat presidencial nuk ka treguar ndonjë interes për të vazhduar politikat e presidentit Bush në të ashtuquajturën Axhenda e Lirisë.

"Ideja e Axhendës së Lirisë është aq shumë e identifikuar me presidentin Bush sa që ajo nuk shihet si diçka me interes nga asnjëri kandidat presidencial. Ata po mundohen ta paraqesin veten si të pavarur dhe si njerëz që do ta paraqesin një qasje të re dhe jo si një vazhdimësi e administratës së tanishme."

Zonja Uits thekson se të dy kandidatët kanë thënë se përhapja e demokracisë është në interes të Shteteve të Bashkuara. Në librin e saj të quajtur “Marshi i luhatshëm i Lirisë: Roli i Amerikës në ndërtimin e demokracisë arabe”, zonja Wittes thotë se pa marrë parasysh se çfarë pengesash dhe dështimesh ka hasur administrata e presidentit Bush në përhapjen e demokracisë në Lindjen e Mesme, presidenti i ardhshëm duhet të gjejë mënyra më të mira për ta bërë këtë.

"Mesazhi që do të jap unë është se edhe pse përpjekjet e presidentit Bush në përhapjen e demokracisë shpesh kanë rezultuar kundërproduktive, kjo nuk do të thotë se ideja ishte e gabuar."

Zonja Uits thotë se është shumë e rëndësishme që të bëhet një dallim nga përhapja e demokracisë si objektiv dhe e ashtuquajtura lufta kundër terrorizmit. Ajo mendon se presidenti i ardhshëm do t’i duhet ta trajtojë përhapjen e demokracisë si një çështje në vete.

“Shtetet e Bashkuara kanë interesa të rëndësishme strategjike në Lindjen e Mesme dhe këto interesa do të vazhdojë t’i ketë edhe në të ardhmen, edhe nëse zgjidhet konflikti izraelito-palesinez, edhe nëse Iraku stabilizohet dhe trupat amerikane tërhiqen nga atje. Ne dëshirojmë të kemi mardhënie të mira me vendet arabe dhe të kemi një rol pozitiv në rajon. Dhe kjo është e vështirë të arrihet nëse njerëzve në atë rajon u duket se nuk po i pyet njeri për të ardhmen e tyre."

Në librin e saj, zonja Uits thotë se Shtetet e Bashkuara nuk mund t’ia lejojnë vetes që të mbajnë një qëndrim më neutral dhe pasiv në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara, thotë ajo, duhet ta shfrytëzojnë fuqinë dhe ndikimin e tyre me më efiktivitet për të përkrahur lëvizjet pro-demokratike në botën arabe.

Që nga 11 shtatori shumë analistë në Shtetet e Bashkuara e shohin mungesën e demokracisë dhe lirisë politike në vendet arabe si një faktor i rritjes së fundamentalizmit mysliman. Administrata e presidentit Bush e ka renditur përhapjen e demokracisë në Lindjen e Mesme si një objektiv shumë të rëndësishëm dhe kritik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Tani që Amerika po përgatitet për një udhëheqje të re, një libër i botuar kohët e fundit nga një ndër njohëset më të shquara të politikave të Lindjes së Mesme, thotë se promovimi i demokracisë duhet të mbetet një objektiv i rëndësishëm edhe për presidentin e ardhshëm.

T I M E:

TEXT: Presidenti Bush edhe pak muaj largohet nga Shtëpia e Bardhë. Para pak kohësh në një fjalim të mbajtur në një forum në Washington ai i bëri thirrje pasardhësit të tij që të vazhdojë promovimin e demokracisë dhe lirisë në botë.

BUSH ACT////” Sfida e Amerikës në vitet e ardhshme është që të vazhdojë të ndihmojë popujt që përpiqen për liri nga korrupsioni, nga sëmundjet, nga varfëria, nga uria dhe tirania sepse kjo është edhe në interes të sigurisë së vendit tonë.////

Promovimi i lirisë dhe demokracisë është një çështje që përkrahet nga çdo president amerikan. Por pasardhësi i presidentit Bush do të dëshironte të distancohet nga disa nga përpjekjet e administratës Bush për përhapjen e demokracisë, të cilat kanë ngjallur polemika, thotë Tamara Cofman Wittes, nga instituti Brukings. Në një libër të botuar kohët e fundit ajo thekson se asnjëri kandidat presidencial nuk ka treguar ndonjë interes për të vazhduar politikat e presidentit Bush në të ashtuquajturën Axhenda e Lirisë.

WITTES ACT/////” Ideja e Axhendës së Lirisë është aq shumë e identifikuar me presidentin Bush sa që ajo nuk shihet si diçka me interes nga asnjëri kandidat presidencial. Ata po mundohen ta paraqesin veten si të pavarur dhe si njerëz që do ta paraqesin një qasje të re dhe jo si një vazhdimësi e administratës së tanishme./////

Zonja Wittes thekson se të dy kandidatët kanë thënë se përhapja e demokracisë është në interes të Shteteve të Bashkuara. Në librin e saj të quajtur “Marshi i luhatshëm i Lirisë: Roli i Amerikës në ndërtimin e demokracisë arabe”, zonja Wittes thotë se pa marrë parasysh se çfarë pengesash dhe dështimesh ka hasur administrata e presidentit Bush në përhapjen e demokracisë në Lindjen e Mesme, presidenti i ardhshëm duhet të gjejë mënyra më të mira për ta bërë këtë.

WITTES ACT/////” Mesazhi që do të jap unë është se edhe pse përpjekjet e presidentit Bush në përhapjen e demokracisë shpesh kanë rezultuar kundërproduktive, kjo nuk do të thotë se ideja ishte e gabuar.////

Zonja Wittes thotë se është shumë e rëndësishme që të bëhet një dallim nga përhapja e demokracisë si objektiv dhe e ashtuquajtura lufta kundër terrorizmit. Ajo mendon se presidenti i ardhshëm do t’i duhet ta trajtojë përhapjen e demokracisë si një çështje në vete.

WITTES ACT//// “Shtetet e Bashkuara kanë interesa të rëndësishme strategjike në Lindjen e Mesme dhe këto interesa do të vazhdojë t’i ketë edhe në të ardhmen, edhe nëse zgjidhet konflikti izraelito-palesinez, edhe nëse Iraku stabilizohet dhe trupat amerikane tërhiqen nga atje. Ne dëshirojmë të kemi mardhënie të mira me vendet arabe dhe të kemi një rol pozitiv në rajon. Dhe kjo është e vështirë të arrihet nëse njerëzve në atë rajon u duket se nuk po i pyet njeri për të ardhmen e tyre.////

Në librin e saj, zonja Wittes thotë se Shtetet e Bashkuara nuk mund t’ia lejojnë vetes që të mbajnë një qëndrim më neutral dhe pasiv në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara, thotë ajo, duhet ta shfrytëzojnë fuqinë dhe ndikimin e tyre me më efiktivitet për të përkrahur lëvizjet pro-demokratike në botën arabe.

XS
SM
MD
LG