Lidhje

Adhuruesit kujtojnë 31 vjetorin e vdekjes së Elvis Preslit


Adhuruesit e Elvis Preslit kujtuan të shtunën 31 vjetorin e vdekjes së idhullit të tyre, në qytetin ku jetonte artisti, Memfis, Tennesee.

Mijëra vetë ishin mbledhur para Graceland, shtëpia muze e Elivisit. Përveç suvenireve që mund të blesh në dyqanin e muzeut, në oborrin përreth tij, adhuruesit e Elvisit patën rastin të dëgjonin edhe këngët që ka interpretuar dikur artisti, tani nën interpretimin e imituesve të tij.

Festimet në Memfis zhvillohen në kuadër të Javës së Elvisit, një fetival i përvitshëm që kujton vdekjen e yllit amerikan të muzikës dhe kinemasë. Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave hapen ekspozita, jepen filma ku ka luajtur Elvisi dhe zhvillohen konkurse për të zgjedhur imituesin më të mirë.

Elvis Presli vdiq nga probleme zemre më 16 gusht 1977 në moshën 42-vjeçare. //bsa//

XS
SM
MD
LG