Lidhje

Tetë milionë dollarë më shumë për fushatën e kandidatit Obama


Fushata presidenciale e kandidatit demokrat senatorit Barack Obama u pasurua me tetë milionë dollarë të tjera.

Fushata tha sot se zoti Obama grumbulloi 7.8 milionë dollarë gjatë një fushate për mbledhje fondesh të dielën në Kaliforni.

Vetëm pas një jave senatori Obama do të marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokrate ku ai do të marrë zyrarisht kandidaturën për në zgjedhjet e nëntorit.

Këtë javë, zoti Obama po e shkurton numrin e kandidatëve të mundshëm për postin e nën-presidentit. Mendohet që kandidatët më të mundshëm për këtë post do të kenë përvojë të madhe në politikën e jashtme ose do të jenë të aftë të tërheqin më shumë votues republikanë.

Kandidati republikan për president senatori John McCain sulmoi sot kredencialet e politikës së jashtme të zotit Obama gjatë një takimi me veteranë të ushtrisë amerikane në Florida.

Zoti McCain tha se kundërshtimi fillestar i zotit Obama për shtimin e trupave amerikane në Irak tregon aftësitë e tij të dobëta udhëheqëse. //kk//

XS
SM
MD
LG