Lidhje

Barak Obama rithekson gjykimin e drejtë për luftën në Irak


Kandidati demokrat presidencial Barack Obama ritheksoi qëndrimin e tij në politikën e jashtme, duke thënë se kishte të drejtë kur kundërshtoi luftën në Irak.

Zoti Obama u tha një grupi veteranësh të mbledhur sot në Florida se tregoi gjykim të drejtë duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara duhet të përqëndroheshin tek Al-Kaida dhe Afganistani në vend që të fillonin luftë në Irakun.

Ai tha se paralajmëroi se lufta në Irak do të inkurajonte ekstremizmin në Lindjen e Mesme dhe do të krijonte qëndra të reja terrorizmi. Zoti Obama kritikoi rivalin e tij, senatorin John McCain që parashikoi se amerikanët do të përshëndeteshin si çlirimtarë në Irak.

Zoti McCain iu drejtua dje të njëjtit grup veteranësh. Ai kritikoi politikën e jashtme të zotit Obama, duke thënë se kundërshtimi paraprak i senatorit të ri ndaj shtimit të trupave në Irak nxjerr në pah mungesën e përvojës dhe gjykimin e tij të dobët. //rd//

XS
SM
MD
LG