Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Radovan Karazic ka kërkuar nga Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës të skualifikojë gjykatësin që po merret me çështjen e tij pasi siç tha ai gjykatësi ka një interes personal në çështje.
Sot Karadzic i kërkoi gjykatës të zëvëndësojë gjykatësin Alphons Orie i cili po merret me proçedurën paraprake gjyqësore.
Gjykatësi Orie është marrë edhe me gjykimin e çështjeve të tjerave kundër të akuzuarëve serbë. Karadzic tha se gjykatësi Orie ka interes që ta dënojë atë, pasi kjo do të përforconte gjykimet e tij në rastet e mëparshme.
Në fillim të këtij muaji, Radovan Karadzici tha se akuzat ndaj tij për genocid janë të paligjshme. Ai tha se kishte rënë dakord me Shtetet e Bashkuara në vitin 1996 që t'i garantonin atij imunitet. //rd//