Lidhje

Sistemi i mbrojtjes nga raketat në Evropë


Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs dhe ministri i jashtëm polak, Radek Sikorski nënshkruan dokumentin sot në Varshavë, një ditë pas miratimit zyrtar nga kabineti polak.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të dy ministrat thanë se negociatat ishin herë-herë të vështira por rezultati ishte i kënaqshëm. Presidenti Polak, Leh Kazinski, shprehu kënaqësi të madhe për arritjen e marrëveshjes.

Sipas marrëveshjesh, 10 interceptorë amerikanë të raketave do të vendosen në Poloni ndërsa radarët në Republikën Çeke. Zyrtarët amerikanë thanë se sistemi i mbrojtjes nga raketat është hartuar të mbrojë Evropën nga sulme të mundshme të vendeve të papërgjegjëshme si Irani. Moska beson se sistemi ka si objektiv Rusinë. //kh//

XS
SM
MD
LG