Lidhje

40 vjetori i pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë


Para 40 vjetësh, natën mes 20 dhe 21 gushtit 1968, dy mijë tanke dhe 200 mijë trupa të paktit sovietik të Varshavës hynë në Çekosllovaki. Negociatat e dështuara në Bratislavë mbi një program të politikës së liberalizimit të njohur si Pranvera e Pragës ishin ndër ngjarjet që kontribuan në atë që ndodhi. Korrespondentja Xhudit Lejtam bisedoi me gazetarë çekë, rusë dhe gjeorgjia për pushtimin e vitit 1968 dhe domethënien e tij sot.

Pushtimi i vitit 1968 ishte i suskseshëm në ndalimin e reformave të pjesshme demokratike që ishin filluar nga ushëheqësi i partisë komuniste çeke Aleksandër Dubçek. Atë natë gushti, ushtritë e bllokut lindor nga vendet e Paktit të Varshavës, Bashkimi Sovietik, Bullgaria, Polonia, Hungaria dhe Gjermania Lindore iu bashkuan pushtimit.

Kjo u pasua nga një valë emigracioni, rreth 300 mijë veta gjithsej, në përgjithësi intelektualë. Mes atyre që erdhën në Shtetet e Bashkuara ishte edhe Xhiri Fisher, dikur gazetar në Shërbimin Çek të Zërit të Amerikës, i cili ishte 19 vjeç në atë kohë. Ai thotë se kishte qenë duke u kthyer nga pushimet në një ishull të ish-Jugosllavisë.

"Ne ishim në një anije dhe një familje gjermane na u afrua dhe tha< ju jeni nga Çekia, apo jo? Po i thamë ne. Pastaj ai tha, ka filluar lufta në Republikën Çeke, në Pragë. Dhe unë i thashë: për çfarë e ke fjalën, nuk ka luftë atje. Ai kishte një radio me vete dhe vuri Radio Pragën. Pastaj dëgjuam, Çekosllovakia është pushtuat nga Ushtria Sovietike dhe Pakti i Varshavës. Ne u tronditëm dhe nuk mund të besonim se zërat që ne i njihnim po na thonin se kishte luftë dhe se njerëzit po vriteshin. Më hyjnë të dridhurat edhe tani kur mendoj".

Xhiri Fisher thotë se pastaj ai dhe shokët e tij kishin përfunduar në qytetin port të Rijekës në bregdetin Adriatik.

"Kishte shumë njerëz të mbledhur, dhe presidenti Tito doli në televizor dhe tha se Çekosllovakia është pushtuar. Ne duhet të kujdesemi për të gjithë çekët dhe sllovakët të mbetur brenda vendit meqenëse sovietikët kishn mbyllur kufinjtë".

Xhiri Fisher thotë se përmes Zagrebit, Vienës, qytetit të tij të lindjes Bërno në rajonin e Moavias ai arriti të vinte deri në Shtetet e Bashkuara.

Igor Zevelev, shefi i zyrës së RIA Novesti në Uashington thotë se të rinjtë në Rusi nuk dinë shumë për pushtimin e Çekosllovakisë në gusht 1968, megjithëse më të vjetërit e konsiderojnë atë si gabim të madh.

"Nuk mund të gjej ndonjë politikan që thotë se kjo duhej bërë në vitin 1968. Me sa kuptoj unë kishte disa arsye pse autoritetet sovietike vendosën të pushtonin Çekosllovakinë. E para ishte frika e tyre nga modeli alternativ i socializmit demokratik. Pastaj ishin llogaritë gjeopolitike. Udhëheqja sovietike trmebej se mos Çekosllovakia largohej nga Pakti i Varshavës dhe hynte në NATO. Pastaj ishte efekti domino, që vende të tjera mund të ndiqnin shembullin e Çekosllovakisë".

Por Dejvid Nikurnaxes, korrespondent i Rustavi 2 në Uashington, kompania kryesore gjeorgjiane e transmetimeve, ngjarjet e dy javëve të fundit janë shumë të ngjashme me ato të gushtit 1968.

"Populli i Gjeorgjisë shpreson që populli çek ta përkrahë atë. Por, ku dëgjuam deklaratën e Republikës Çeke e cila fajësonte Gjeorgjinë për atë që ndodhi në Osetinë Jugore, njerëzit u zhgënjyen shumë. Ushtria sovietike pushtoi Çekosllovakinë, ndërsa trupat ruse po pushtojnë gjeorgjinë. Fatkeqësisht, vetëm Polonia dhe Estonia, Letonia dhe Lituania po e mbështesin integritetin territorial të Gjeorgjisë. Shumë ekspertë mendojnë se nëse Evropa nuk e ndal Rusinë sot, tanket ruse mund të shfaqen nesër në çdo qytet evropian".

Edhe Xhiri Fisher thotë se sheh një analogji mes pushtimit të Çekosllovakisë në gusht 1968 dhe pushtimit rus të Gjeorgjisë në 2008-ën.

"Unë e kuptoj se çfarë po përjetojnë gjeorgjianët. Ata hedhin sytë nga perëndimi dhe presin ndihmën e tyre. Ashtu jemi ndjerë edhe ne. Pse nuk shohim tanke amerikane, angleze apo franceze të vijnë në ndihmë? Ёshtë e gjitha politikë".

Megjithatë shumë analistë e shohin ndryshe. Ata thonë se vendimi i presidentit Sakashvili për të futur trupat e tij në kryeqytetin e Osetisë Jugore i tha Moskën një arsye për të përdorur grushtin e hekurt. Ata thonë se megjithëse prirja për të bërë krahasime është tunduese, sejcila ngjarje duhet të shqyrtohet më vete. //iç//

XS
SM
MD
LG