Lidhje

Pakistan: 64 të vrarë dhe disa dhjetra  të plagosur nga dy shpërthime


Policia në Pakistan tha se dy shpërthime vranë të paktën 64 persona pranë depos kryesore të armëve në vend. Disa dhjetra të tjerë u plagosën nga shpërthimet.

Autoritetet thanë se dy sulmuesit hodhën veten në erë në të njëjtën kohë pranë ndërtesës sot, ndërsa punëtorët po ktheheshin në shtëpi. Kompleksi i mbrojtur mirë ndodhet në qytetin Wah, rreth 35 kilometra në perëndim të Islamabadit.

Menjëherë pas shpërthimit, ushtarët rrethuan zonën dhe nuk lejuan aty gazetarët. Kompleksi është i përbërë nga dhjetra fabrika ku punësohen rreth 25 mijë vetë.

Talebanët në Pakistan morrën përgjegjësinë për sulmit. Një zëdhënës i tyre u tha gazetarëve se sulmi ishte hakmarrje ndaj sulmeve ajrore ushtarake në rajonin fisnor Bajaur. Zëdhënësi tha se militantët do të kryejë sulme në qytete kryesore në qoftë se ushtria nuk ndalon operacionet. Në një fjalim që mbajti sot në parlament, shefi i ministrisë së brëndshme nuk e përfilli paralajmërimin, madje u zotua për vazhdimin e ofensivës për ta vënë rajonin nën kontrollin e qeverisë. //rd//

XS
SM
MD
LG