Lidhje

Moska thotë se trupat ruse do të qëndrojnë në 18 postblloqe rreth Osetisë Jugore


Ministri rus i Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov, tha se forcat e vendit të tij kanë përfunduar tërheqjen nga Gjeorgjia në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi,e arritur me ndërmjetësinë e Francës, duke lënë vetëm trupa në një zonë sigurimi në atë vend të Kaukazit.

Ministri Serdjukov e bëri këtë deklaratë sot pasi gazetarët konfirmuan largimin e kamionëve dhe të automjeteve të blinduara, nga Osetia Jugore dhe Akbazia, duke u drejtuan për në veri drejt Rusisë.

Një gjeneral i lartë rus tha në Moskë se trupat e vendit të tij do të qëndrojnë në 18 postblloqe në një zonë sigurie përreth Osetisë Jugore, përfshirë edhe aeroportin afër qytetit të Senakit.

Por nuk është i qartë numri i trupave ruse që u tërhoqën sot, ndërkohë që zyrtarë të ushtrisë ruse tha se trupat e tyre do të mbajnë nën kontroll postblloqet përgjatë autostradës lindje-perëndim të Gjeorgjisë.

Këtu në Uashington, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit konfirmoi tërheqjen e trupave ruse nga Gjeorgjia, por ai shtoi se nuk ka asnjë dyshim që rusët nuk përmbushën marrëveshjen e armëpushimit. Ai citoi si shkelje ngritjen e postblloqeve dhe krijimin e zonave të sigurimit.

XS
SM
MD
LG