Lidhje

Pakistan: Zardari, kandidati i partisë në pushtet për postin e presidentit


Partia më e madhe në pushtet e Pakistanit emëroi bashkëshortin e ish kryeministres së vrarë, Benazir Bhutto, si kandidant për në postin e presidentit të ardhshëm të vendit.

Një zëdhënës i Partisë së Popullit të Pakistanit tha sot se anëtarë të partisë votuan njëzëri që Asif Ali Zardari të zëvëndësojë ish-Presidentin Pervez Musharraf, i cili dha dorëheqjen të hënën e kaluar për të shmangur shkarkimin e tij.

Po sot, komisioni zgjedhor i Pakistanit njoftoi se deputetet do të zgjedhin presidentin e ri të vendit më 6 shtator. Kandidatët për në zgjedhje duhet të regjistrohen deri të martën e ardhshme.

Asif Ali Zardari është mbërthyer në mosmarrëveshje të mëdha me partnerin e koalicionit dhe ish kryeministrin e Pakistanit Navaz Sharif lidhur me rikthimin e gjykatësve të pushuar nga puna nga ish presidenti Musharraf.

Pas bisedimeve me partitë e vogla të koalicionit, zoti Sharif tha sot se të hënën parlamentit do ti paraqitet për votim një rezolutë lidhur me këtë çështje. Ai tha se pret që gjykatësit të rikthehen dy ditë më vonë.

//rd//

XS
SM
MD
LG