Lidhje

Senatori Xhozef Bajden - kandidat për nënpresident i Shteteve të Bashkuara


Kandidati presidencial i Partisë Demokrate, senatori Barak Obama emëroi senatorin Xho Bajden për kandidat për nën president.

Senatori Obama e njoftoi këtë vendim në faqen e tij të internetit pasi media filloi spekulime se senatori Biden do të ishte kandidati për nën president. Kandidati Obama tha se senatori Bajden i sjell kandidaturës së tij një përvojë të madhe në politikën e jashtme.


Senatori Bajden, i cili u zgjodh në Senatin amerikan në vitin 1972, kur ishte vetëm 29 vjeç, është kryetari i Komisionit të Senatit për Mardhënie me Jashtë.

Senatorët Obama dhe Bajden pritet të paraqiten në një tubim për fushatë në qytetin Springfild të shtetit Illinoi. //ad//

XS
SM
MD
LG